Pavarësisht se fitoi setin e parë, Grigor Dimitrov nuk arriti fitoren në raundin e 16-të në Kampionatin e Hapur të Britanisë së Madhe, duke humbur nga numri gjashtë i botës Holger Rune 6:3, 6:7 (6), 6:7 (4), 3:6. Bullgari tridhjetë e dy vjeçar dhe danezi njëzet vjeçar kanë luftuar në fushë për 3 orë e 20 minuta në ndeshjen e vetme mes tyre deri më tani.
Pjesëmarrja bullgare në Wimbledon nuk përfundon me humbjen e “raketës” sonë të parë për meshkuj.
Rosica Dençeva luajti një tjetër ndeshje të fortë për vajzat dhe u kualifikua në turin e tretë pasi mundi sllovenеn Eli Miliç me 6:2, 6:3.
Sot do të kenë ndeshje akoma dy bullgarë – Ilijan Radullov dhe Iva Ivanova.
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për femra në dyshe në Horsens (Danimarkë). Bullgaret, të cilat renditen në vendin e parë në..
Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej për raundin e tretë të turneut të serisë “Masters” në fushat e kuqe në Monte Karlo. Tenisti..