Një vit më parë, fansat e duetit të njohur në të kaluarën e afërt “Vëllezërit Argirovi” mirëpritën këngën “Përballë erës”, një projekt i përbashkët me këngëtaren e dashur Toni Dimitrova.
Ky sukses i inkurajoi këta tre interpretues që të vazhdonin të bëjnë muzikë së bashku dhe kështu u shfaq kënga e tyre e radhës “Emri yt është grua”.
Muzikën e kompozoi Bllagovest Argirov, ndërsa autor i tekstit është Mihaill Bellçev, i njohur për vargjet e tij lirike të shumë këngëve bullgare të dekadave të kaluara. Tingëllimi harmonik i detyrohet aranzhimit mjeshtëror të muzikantit Angell Djulgerov - gjithashtu një përfaqësues i shkollës muzikore të Plovdivit si vëllezërit Bllagovest dhe Svetosllav Argirovi.
Vëllezërit Argirovi dhe Toni Dimitrova do të prezantojnë këngën e tyre më të re më 15 korriku në qytetin Bankja pranë Sofjes para publikut të Festës Tradicionale kushtuar ditëve me vapë më të madhe.
Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..