Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Denkov për Sky News: Kontratat janë të rëndësishme, por suksesi në fushën e betejës është më i rëndësishëm

| rinovuar më 23-07-11 6.15.MD
Foto: pamje nga ekrani

Dërgimi i municioneve thërrmuese në Ukrainë është një çështje e ndjeshme nga pikëpamja politike, tha kryeministri NikollajDenkov në një intervistë me televizionin Sky News. Ndër të tjerët ai theksoi: “Ne jemi në një luftë në shkallë të gjerë. Kur keni një luftë, kontratat janë të rëndësishme, por edhe më e rëndësishme është të jesh i suksesshëm në fushën e betejës”. Sipas tij, shumë vende kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, por SHBA dhe Rusia jo. “Fakti që Rusia nuk e nënshkroi do të thotë se ajo pranon që këto municione mund të përdoren. Nëse i përdorin, është normale të pritet që edhe pala tjetër t’i përdorë”, shtoi kryeministri, cituar nga BTA.

SHBA njoftoi së fundmi se do të furnizojë Ukrainën me municione thërrmuese. Bullgaria është në mesin e mbi 100 vendeve që e nënshkruan Konventën e Oslos për ndalimin e këtij lloji të armëve. Këto municione shpërthejnë në ajër mbi objektiv dhe shpërndajnë shumë copëza të vogla shpërthyese, duke goditur kështu objektivat në një zonë të madhe. Shfrytëzimi i tyre është i diskutueshëm kryesisht për faktin se një numër i konsiderueshëm i tyre bien në tokë pa shpërthyer dhe kështu përbëjnë një kërcënim për popullatën civile për shumë vite pas përfundimit të një konflikti.

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova e quajti shqetësues faktin që kryeministri NikollajDenkov mbështet ofrimin e bombave thërrmuese nga SHBA për Ukrainën, njoftoi reporterja e BNR, Cvetelina Stojanova.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria hap një rrjet shtetëror për produkte të lira bullgare

Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionareme pronësi të vetme me pjesëmarrje shtetërore "Dyqan për Njerëzit". Qëllimi është të sigurojë akses prioritar në mallra bullgare me çmime të përballueshme për konsumatorët dhe për tregti me..

botuar më 25-08-06 4.37.MD

Mungesa e bashkëpunimit nga Afganistani ndaloi procesin gjyqësor kundër trafikantëve të migrantëve

Procesi gjyqësor për vdekjen e 18 refugjatëve, të cilët humbën jetën nga mbytja në një kamion të gjetur pranë fshatit Llokorsko, afër Sofjes, në shkurt 2023, nuk mund të nisë. Shkaku është mungesa e përgjigjes nga Ambasada e Afganistanit. Nuk është e..

botuar më 25-08-06 12.39.MD

Instituti INSAIT në Sofje është bashkëorganizator i një konkursi në SHBA për inteligjencën artificiale

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT), që funksionon pranë Universitetit të Sofjes, do të jetë bashkëorganizator i konkursit Physics-IQ Challenge, njoftoi universiteti. Konkursi do të zhvillohet në kuadër..

botuar më 25-08-06 11.02.PD