Në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit për meshkujt nën 17 vjeç, që u zhvillua në Tiranë të Shqipërisë, në ndeshjen e finaleve ekipi bullgar mundi Turqinë me rezultatin 3:0 (26:24, 25:15, 25:15). Kështu ekipi i kryesuar nga seleksionuesja Desisllava Veliçkova regjistroi katër fitore në katër ndeshje – me humbjen vetëm të një seti në ndeshjen e parë kundër Rumanisë dhe me tri fitore të pastra kundër Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë. Ky është titulli i parë i ekipit në këtë përbërje.
Bullgaria mori gjithashtu tri nga titujt individual të Ballkaniadës. Kapiteni i ekipit bullgar Petjo Ivanov u zgjodh volejbollisti më i mirë i turneut. Veliçkov u bë diagonali №1, dhe Dimitër Dobrev u shpall më i miri në pozicionin libero.
Skuadra jonë nën 17 vjeç do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Podgoricë të Malit të Zi, që fillon më 19 korrik.
Disa orë pas ndeshjes së fundit dhe pak para nisjes për në Bullgari, ekipi ynë i volejbollit, i drejtuar nga Desisllava Veliçkova, mori një ftesë për të vizituar Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë. Volejbollistet u pritën jashtëzakonisht ngrohtësisht nga zoti Ivajllo Kirov, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë dhe nga i gjithë stafi tjetër i ambasadës sonë.
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në kategorinë 49 kilogramë, ajo arriti medaljen e bronztë në dygarësh me 164 kilogramë. Në shtytje me..
I vetmi bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, fitoi kundër Jacob Fearnley duke e eliminuar atë me rezultatin 6:4, 7:6(3) në rrugën e tij për në raundin e 1/8 të turneut "Masters" në Madrid. Siç dihet, me rezultatin 6:4, 5:4 për tenistin tonë..