Premiera e operës "Aida" të Giuseppe Verdit pati një sukses të madh në Teatrin Veror të Varnës në Bullgari. Shfaqja është bazuar në produksionin, skenat dhe kostumet e regjisorit Franco Zeffirelli. Dirigjenti i "Aida" ishte maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe asistent regjisorja Ada Gura. I suksesshëm dhe madhështor ishte edhe interpretimi i mezosopranos nga Opera dhe Baleti i Tiranës Ivana Hoxha, e cila debutoi në Varna me rolin e Amneris, transmetoi BTA.
Opera dhe Baleti i Tiranës deklaroi se produksioni në Varna "shkon përtej bashkëpunimit rajonal, forcon lidhjet artistike midis Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe u jep mundësi artistëve të shfaqin talentin e tyre në një dimension më të gjerë artistik".Një premierë e rëndësishme dhe një debutim emocionues priten më 19 qershor në orën 19:00 në sallën "Bullgaria" të kryeqytetit. Letonezja Ksenija Sidorova - një nga zonjat më tërheqëse në skenën klasike bashkëkohore, do të debutojë me Orkestrën..
Turneu i Duetit "Riton" po vazhdon. Ai mbahet nën emrin e albumit të tyre të fundit "Po ndodh diçka", album ky i cili përmban dhjetë këngë të reja origjinale. Katja dhe Zdravko – siç fansat i quajnë me përkëdheli këngëtarët e dashur të muzikës..
Producenti muzikor Atanas Zajkov, i njohur si Atazar, na ofron këngën e tij më të fundit "Krisi pushka". Në të marrin pjesë këngëtaret Bisera dhe Lidija . Kënga është përsëri në traditat e folklorit bullgar. Një përshtypje të veçantë bën vegla..
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën..