“Lludogorec” u kualifikuan në turin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, pas fitores vendimtare ndaj “Ballkanit” të Kosovës me 4:0 në Razgrad(Bullgari Verilindore). Një javë më parë në Prishtinë, “Shqiponjat” shënuan një humbje befasuese me 0:2.
Mikpritësit hapën rezultatin në minutën e katërt, pas goditjes së saktë të ganezit Bernard Tekpetey. Presioni i “Lludogorec” vazhdoi deri në fund të ndeshjes, duke shënuar rezultatin 3:0.
Në turin e dytë të eliminatoreve, kampionët bullgarë të futbollit do të luajnë kundër skuadrës sllovene “Olimpia” Ljubljana, e cila ka mposhtur skuadrën letoneze “Valmiera”.Maria-Magdalena Kireva fitoi medaljen e artë në kategorinë 76 kg për femra në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Kishinau. Bullgarja mblodhi në dyluftim 226 kilogramë (106 dhe 120). Në podiumin në kryeqytetin e Moldavisë, ajo bëri prova të..
Ultramaratonisti i verbër malor Viktor Asenov tani është pjesë e Sallës së Famës të Everesting, raportoi Sportal.bg. Nga data 21 deri më 23 mars, Viktori i paepur, siç është i njohur vrapuesi, ka bërë 19 ngjitje të njëpasnjëshme pa gjumë nga..
Qyteti i Tërgovishtes po pret një tjetër edicion të garës së orientimit të Kupës së Pashkëve. Nga data 18 deri më 21 prill, rreth 500 garues nga Bullgaria, Zvicra, Rumania, Moldavia dhe Ukraina do të konkurrojnë në qytet. Garat janë në distanca të..
Rosica Dençeva pati një fillim të shkëlqyer në Kampionatin e Hapur të Francës. Në njëshe për vajza, ajo mundi Kristina Peniçkova nga Shtetet e Bashkuara,..