Mbajtësit e një pasaporte bullgare mund të hyjnë në territorin e 176 destinacioneve, gjë që i vendos ata në vendin e 13-të në Indeksin Global të Pasaportave për Mobilitetin Henley & Partners. Në tremujorin e tretë të vitit 2023, Bullgaria ndan pozicionin me Monakon dhe Rumaninë. Në vitin 2022, Bullgaria ishte në vendin e 17-të së bashku me Kroacinë.
Singapori renditet i pari me akses pa viza në 192 vende. Gjermania, Italia dhe Spanja zënë vendin e dytë. Mbajtësit e pasaportave të tyre kanë akses në 190 destinacione. SHBA-të renditen në vend të tetë, që është pozita e tyre më e ulët ndër 184 vendet në sondazh.
Indeksi bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror – IATA, që monitoron 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione të ndryshme udhëtimi.Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..