“Është e papranueshme që dallimet politike të çojnë në gjuhë të urrejtjes, fyerje etnike, ksenofobi ose antisemitizëm”, tha presidenti Rumen Radev në një deklaratë për mediat.
Dje /20 korrik/ edhe organizata e hebrenjve në Bullgari “Shalom” shprehu alarmin për përshkallëzimin e gjuhës së urrejtjes dhe manifestimeve antisemite në vendin tonë, duke u bërë thirrje institucioneve që të mos qëndrojnë joaktive ndaj këtyre fenomeneve.
“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë kanë qenë pjesë e traditave të shoqërisë bullgare prej shekujsh dhe kanë mbijetuar edhe në vitet më të errëta të Luftës së Dytë Botërore, kur Bullgaria shpëtoi komunitetin e saj hebre dhe nuk lejoi që asnjë qytetar i saj me origjinë hebreje të dëbohej në kampet e vdekjes”, kujtoi kreu i shtetit. Prandaj, sipas tij, është detyrë e çdo qytetari, organizate joqeveritare dhe forcë politike të respektojë vlerat dhe të mbajë traditat e tolerancës së popullit bullgar.Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..