Bullgaria dëshiron të marrë pjesë me 20% në koncesionet e porteve greke në Kavala dhe Aleksandropolis, tha kryeministri Nikollaj Denkov pas kthimit të tij nga Athina, ku ishte për një vizitë njëditore së bashku me një delegacion qeveritar. Në muajt në vijim do të ketë zhvillim për këtë temë, njoftoi Denkov dhe sqaroi se pjesëmarrja bullgare do të jetë përmes një kompanie shtetërore. Greqia dëshiron të rezervojë kapacitet në depon e magazinimit të gazit në Çiren. Është konfirmuar edhe interesimi për ndërtimin e reaktorëve të rinj në centralin “Kozlloduj”. Athina mund të jetë investitore në blloqet e reja ose do të lidhë kontrata afatgjata për blerjen e energjisë elektrike nga centrali, shtoi kryeministri. U diskutua për ndërtimin e naftësjellësit "Burgas-Aleksandropolis", i cili do të furnizonte rafinerinë në Burgas me lëndë të para jo ruse. Brenda pak muajsh duhet të ketë një trase dhe të fillojë ndërtimi, shtoi kryeministri.
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..