Deklarata e zëvendëskryetarit të Dumës Ruse Pjotr Tolstoj se Deti i Zi është rus dhe duhet të kontrollohet është "i paturpshëm, i papranueshëm dhe nuk korrespondon me të drejtën ndërkombëtare", tha zëvendësministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Nova TV. Ai nuk e merr deklaratën si një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak. "Deklarata tregon mënyrën e të menduarit në rrethin e brendshëm të Putinit, se si këta njerëz e konsiderojnë lehtësisht instrumentin ushtarak si një mjet për ambiciet neo-perandorake dhe flasin lehtë për luftë kundër vendeve të NATO-s." Këto deklarata propagandistike synojnë të ngjallin frikë.
Për deklaratën e Tolstojit se bregdeti bullgar i Detit të Zi është plot me rusë të cilët do të aktivizohen nëse është e nevojshme, Zaprjanov tha se kushdo që respekton ligjin është i mirëpritur në Bullgari.Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..
Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..