Qeveria renditi pesë prioritetet kryesore në programin e saj të menaxhimit deri në fund të vitit 2024.
E para është aderimi i vendit tonë në zonën Shengen deri në fund të këtij viti. Për këtë do të forcohet kontrolli kufitar, do të vendosen masa të reja kundër korrupsionit dhe do të reformohen shërbimet e sigurisë.
Prioriteti i dytë është që Bullgaria të anëtarësohet në Eurozonë që nga fillimi i vitit 2025. Një nga masat e planifikuara është një fushatë shpjeguese në shkallë të gjerë për të hedhur poshtë përhapjen e dezinformatave dhe për të shuar shqetësimet e disa qytetarëve bullgarë.
Prioriteti i tretë ka të bëjë me kontrollin e inflacionit, i katërti – me zbatimin e reformave dhe projekteve nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë, dhe i pesti - përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës së menaxhimit të projekteve komunale.
Këshilli Atlantik i Bullgarisë u bëri thirrje të gjithë "deputetëve me orientime euroatlantike" të mbështesin kabinetin e propozuar nga GERB-SDS. Në qëndrimin e Këshillit thuhet: “Nëse “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” nuk..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke falënderuar shtetin bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës, KonJufca shprehu kënaqësinë për..
Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të..
Parada e XVII e makinave dhe motoçikletave klasike do të mbahet në Parkun Primorski në qytetin bregdetar Burgas ditën e shtunë nga ora 10:30 deri në..
Murgjit e Dalai Lamës mbërritën më 6 korrik në Burgas. Delegacioni nga Fondacioni i Kulturës Himalaja përfshin Lobsang Phuntsok - kryetar, tre murgj..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet..