Parlamenti e bëri të detyrueshme që siguruesit të paguajnë automatikisht dëmet e paprovuara për aksidente jashtë vendit. Vendimi nuk u mbështet nga partia “Vëzrazhdane”, dhe BSP u abstenua. Kazusi mund të bëhet pengesë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë. “Karta jeshile” bashkon 48 vende për të kompensuar të dëmtuarit në aksidentet rrugore të shkaktuara nga makina me regjistrim të huaj. Sistemi funksionon përmes byrove kombëtare në të cilat janë anëtarë siguruesit vendas dhe funksionon mbi parimin “së pari paguan, pastaj konteston”. Problemi për Bullgarinë lindi kur siguruesit bullgarë kundërshtuan arsyet për kompensimin e kërkuar nga jashtë dhe u grumbulluan borxhe prej 10 milionë eurosh.
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..