Katër persona me hepatit B dhe C vdesin çdo ditë në vendin tonë për shkak të diagnostikimit dhe trajtimit jo në kohë, njoftuan nga spitali “Shën Joan Rilski” në Ditën e sotme Botërore për Luftë me Sëmundjen. Vetëm 10% e rreth 87 000 njerëzve të infektuar me hepatit C dhe gati 226 000 me hepatit B janë të diagnostikuar.
Vetëm 1% e të prekurve trajtohen. Problemi kryesor është pamundësia e të diagnostikuarve me hepatit C të trajtohen menjëherë, pasi Fondi i Sigurimeve Shëndetësore kërkon gjashtë muaj ndjekje për të infektuarit pa dëmtime të rënda të mëlçisë, njoftojnë nga spitali. Të dy llojet e viruseve janë asimptomatike dhe janë ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të mëlçisë.
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..