Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin Bllagoevgrad u shënua përvjetori i 120-të i Kryengritjes së Ilendenit

Foto: BTA

120 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit u shënua me një kortezh me pishtarë në mbrëmjen e 1 gushtit në qytetin Bllagoevgrad. Procesioni filloi nga monumenti i revolucionarit Goce Dellçev në sheshin “Maqedonia”. Fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit nga Maqedonia e Pirinit nderuan vetëmohimin, guximin dhe sakrificën e luftëtarëve  për liri që dhanë jetën në kryengritje. Kortezhi u drejtua nga anëtarë të shoqërisë kombëtare “Tradita” të veshur si kryengritës, të ndjekur nga vajza të reja me flamurin bullgar. Fëmijët dhe të rriturit kaluan në pjesën qendrore të Bllagoevgradit dhe u ndalën para monumenteve të Pejo Javorov, Todor Aleksandrov, revolucionarët e Maqedonisë dhe Endrenesë, busteve të Içko Bojçevit dhe Iljo Voivodës.

Më 2 gusht në kishën “Fjetja e Hyjlindëses” në lagjen Varosha do të mbahet një liturgji përkujtimore për të vdekurit në kryengritje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD