Presidenti Rumen Radev e uroi kolegun e tij Stevo Pendarovski për festën shtetërore të Maqedonisë së Veriut “Ilinden – Dita e Republikës”. Në fjalën e tij, Radev thekson se viti 2023 shënon 120 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenir - një ngjarje madhështore dhe domethënëse nga e kaluara e përbashkët historike dhe kulturore e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Data është një nga urat e kohës që lidh dy vendet dhe qytetarët e tyre, vë në dukje presidenti bullgar. Ai thekson se kontaktet mes popujve të të dy vendeve janë një mënyrë e rëndësishme për të krijuar marrëdhënie të sinqerta të mira fqinjësore. “Jam i bindur se së bashku mund dhe duhet t’i zgjidhim çështjet e hapura në marrëdhëniet bilaterale, gjë që pritet nga qytetarët tanë dhe është në emër të së ardhmes sonë të përbashkët në Evropën e Bashkuar”, shkruan Radev.
Më 2 gusht, Stevo Pendarovski së bashku me kolegun e tij serb Aleksandër Vuçiç shënojnë së bashku në manastirin “Shën Prohor Pçinski” në territorin serb 79-vjetorin e shpalljes së Republikës së Maqedonisë si pjesë e Jugosllavisë.
Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..
"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..