Kalaja mesjetare Krakra pranë qytetit Pernik do të jetë skena e edicionit të parë të “Krakra Jazz” me pjesëmarrjen e muzikantëve nga e gjithë bota. Festivali do të mbahet më 11 dhe 12 gusht dhe hyrja do të jetë falas. Në sfondin e fortifikatës historike do të shfaqen këngëtarja e nominuar për çmimin “Grammy” Tana Alexa, grupi australian “Brekky Boy”, si dhe ylli danez Ida Nielsen, e cila nga viti 2010 deri në vitin 2016 ishte pjesë e grupit të yllit të muzikës botëror Prince.
Nga skena e kalasë Krakra do të tingëllojnë veprat e preferuara të xhazit në interpretim tëgrupit “Euro Cubans”. Publiku do të ketë mundësi të dëgjojë edhe formacionin ndërkombëtar të xhazit me pjesëmarrjen e muzikantëve serbë Alma Miçiç dhe Rale Miçiç, bullgarit Petër Sllavov dhe bateristit amerikan Gregory Hutchinson, do të performojë gjithashtu edhe grupi polak “Tantfreaky”.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...