Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj”mund të negociojë dhe të marrë furnizime të pjesëve dhe komponentëve nga kompanitë ruse për riparimin e planifikuar vjetor të njësisë 6. Pas marrjes së një letre nga centrali ynë bërthamor dhe me propozimin e ministrit të energjetikës, qeveria i dha centralit “Kozlloduj” një derogim nga ndalimet e vendosura nga Rregullorja nr. 833/2014 për masat kufizuese për shkak të veprimeve të Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj”është i vetmi central bërthamor në Bullgari, i cili është prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend. Ai siguron më shumë se një të tretën e prodhimit vjetor kombëtar të energjisë elektrike dhe është një faktor kyç për sigurinë energjetike të vendit. Impianti është ndërtuar sipas një projekti sovjetik dhe një pjesë e madhe e sistemeve dhe pajisjeve të tij janë me origjinë ruse, kujton qendra e shtypit e qeverisë.
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets -..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut..