Tri ditë, tri net, në tri skena për të tretin vit radhazi – kjo është Open Buzlluxha 2023.
Nga data 10 deri më 13 gusht, festivali me një kauzë ofron një përjetim të ndryshëm në mesë të natyrës së bukur dhe në shoqërim të veprimtarive muzikore dhe kulturore. Qëllimi është ruajtja dhe hapja e monumentit “Buzlluxha” si vend i artit, kulturës dhe historisë. Ai nuk është i lidhur politikisht dhe nuk synon restaurimin e plotë të monumentit, por konservimin dhe ripërdorimin për qëllime edukative dhe turistike.
Të tre skenat quhen Kryesore, Monumentale dhe Pyjore.
Skena Kryesore në lëndinën përballë vilës malore Buzlluxha do të ofrojë rok, hip-hop dhe RnB me shfaqje nga katër grupe çdo natë. Titullarët janë grupet “Ostava”, “Kerana dhe kozmonautët” dhe SO CALLED CREW.
Në Skenën Monumentale përballë monumentit emblematik të kohës socialiste, do të tingëllojë muzikë elektro, tekno dhe house. Këtë vit, Skena Monumentale po pasurohet dhe përveç DJ-ve vendas, të ftuar do të jenë edhe pesë artistë ndërkombëtarë.
Skena në Pyll hapet në orën 22:00 dhe do të argëtojë vizitorët deri në mëngjes.
Të tri netët monumenti do të ndriçohet nga video-mapping e parë 3D e Buzlluxhës.
Gjatë ditës do të ketë një program aktivitetesh shumëngjyrëshe për të kënaqur çdo interes: leksione, eksperienca, sporte, punëtori, ekspozita, kinema dhe një program për fëmijë.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotos: Buzludzha ProjectI riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..
“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...
Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka". Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet..
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin..