Në Bosilegrad nga 10 deri më 13 gusht po zhvillohet një festival fotografik në të hapur me emrin “Bosilegrad para dhe tani”. Kjo është iniciativa e parë e tillë që mbahet në Bosilegrad. Në të marrin pjesë tre fotografë profesionistë: Asen Velikov, Vlladisllav Çanev dhe Vihren Georgiev. Brenda tre ditësh ata do të njohin dhe fotografojnë fshatrat në rajonin e Bosilegradit, arkitekturën, shtëpitë e vjetra të Bosilegradit, veshjet tradicionale popullore dhe objekte të tjera. Festivali do të xhirohet edhe në video nga Mario Georgiev. Çdo mbrëmje do të ketë një prezantim dhe një punëtori nga pjesëmarrësit në eventin e artit, dhe dashamirët e fotografisë në Bosilegrad do të mund të përfitojnë dhe të kërkojnë këshilla të ndryshme nga mjeshtrit vizitorë. Pas kësaj veprimtarie do të ketë një ekspozitë me fotot më interesante.
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..