Shkrimtari Georgi Gospodinov, fitues i çmimit më prestigjioz letrar “Booker” për vitin 2023, është i ftuar në Festivalin Veror të Librit “Me një libër në plazh”, i cili zhvillohet nga 9 deri më 13 gusht në Burgas. Takimi me lexuesit është të premten - 11 gusht 2023, nga ora 19:00 në skenën e hapur përballë qendrës së ekspozitës FLORA në Kopshtin Detar të Burgasit. Në festival marrin pjesë gjithsej 23 shtëpi botuese me libra të letërsisë bullgare dhe të përkthyera, klasike botërore, romane, si dhe një shumëllojshmëri të pasur të letërsisë për fëmijë. Takimet me autorë dhe përkthyes janë pjesë e programit shoqërues të festivalit, i cili mbahet me iniciativën e Bashkisë së qytetit Burgas, Bibliotekës Rajonale “Pejo Javorov” dhe Qendrës së Ekspozitës FLORA.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe . Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..