Rusia do të ndalojë furnizimin me pjesë rezervë për pajisje ushtarake për vendet armike, përfshirë Bullgarinë. Licencat për riparimin e pajisjeve ushtarake të prodhimit rus/sovjetik gjithashtu hiqen. Vendimi, i cili prek pajisjet e aviacionit, është një përgjigje ndaj transferimit të pajisjeve ushtarake ruse dhe sovjetike në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur sot Dmitri Shugaev, kreu i Shërbimit Federal për Bashkëpunim Ushtarak-Teknik të Rusisë, gjatë forumit "Ushtria-2023".
Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev deklaroi para gazetarëve se ka raste të izoluara në të cilat ndërmarrjet bullgare punojnë me licenca të tilla. Në këto raste, ndërmarrjet kërkojnë burime alternative të know-how, tha Tagarev. Sipas tij, Rusia ka pretendime shumë më të mëdha që nuk njihen nga shteti bullgar dhe nuk do të njihen.
Ministri siguroi se rreziqet e sigurisë në Detin e Zi janë subjekt i analizave të vazhdueshme dhe janë duke u diskutuar opsione të ndryshme për veprim. Shkak për komentin e tij ishte rasti i një zjarri paralajmërues kundër një anijeje tregtare në Detin e Zi në afërsi të Zonës Ekonomike Bullgare. Sipas Tagarev, anija tashmë ka arritur në destinacionin e saj.Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..
Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, nënshkruan një urdhër të përbashkët për..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..