Qytetarët e shoqatës “BOEC” protestuan para godinës së guvernatorit rajonal të Sofjes, duke kërkuar që të çmontohet Monumenti i Ushtrisë Sovjetike në kryeqytet. Të mbledhurit akuzojnë politikanët dhe institucionet për mosveprim ndaj vendimit të marrë tashmë për çmontimin e monumentit.Në vitin 1944, në Luftën e Dytë Botërore, Ushtria e Kuqe pushtoi Bullgarinë, imponoi terrorin stalinist dhe një regjim komunist.
Georgi Georgiev, kryetar i BOEC, tha për BNR se do të vazhdojnë presionin civil dhe do ta intensifikojnë atë derisa të shohin veprime reale. Fillimisht, ata duan të heqin të paktën basorelievet skulpturore dhe kompozimet me figura në themelet e memorialit, gjë që mund të bëhet përpara se të vendoset fati përfundimtar i hapësirës përreth monumentit.
Ende nuk e kemi euron, por informacioni që mund ta kemi frymëzon disa subjekte të tregut, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në hapjen e Diskutimit Kombëtar "Efekti i eurozonës. Përvoja e shteteve anëtare flet". Fushata informative nuk do të jetë e..
Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet. Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..