Kurora llambash shkëlqejnë nën strehët e shtëpive rilindëse në rezervatin arkitektural dhe historik "Plovdivi i Vjetër". Ndriçimi i ri rrugor është dhuruar nga një biznesmen, i cili shpreson që Qyteti i Vjetër të bëhet një vend tërheqës edhe në mbrëmje. “Është shumë bukur, sikur të ishim në një përrallë!” – thonë me gëzim njerëzit që kalojnë.
Përmirësimi është pjesë e ambicieve të autoriteteve lokale për ta bërë Plovdivin më tërheqës dhe më të sigurt për banorët dhe turistët e Plovdivit. Deri në fund të muajit pritet një tjetër investim privat nga persona me biznese në kompleksin arkitekturor, falë të cilit do të ndriçohet edhe qasja ndaj rezervës.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Joan Kolev
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Resorti më i vjetër dimëror në vend – “Borovec” , do të hapë sezonin veror më 28 qershor, njofton BTA. Nga kjo datë do të funksionojë edhe teleferiku, i..