Në Athinë, në kuadër të një takimi për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Nikollaj Denkov ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Kreu i shtetit ukrainas falënderoi edhe një herë kryeministrin Denkov për ndihmën e dhënë nga Bullgaria për Ukrainën. Denkov kujtoi se tashmë ka një vendim të qeverisë bullgare për dërgimin në Ukrainë të njëqind transportuesve të blinduar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ratifikimi nga parlamenti pritet ta përfundojë procedurën. Presidenti ukrainas ngriti çështjen e përpjekjeve të vendeve anëtare të NATO-s në Detin e Zi për të garantuar sigurinë në Detin e Zi. Ukraina tashmë po zhvillon bisedime për këtë temë me Turqinë dhe Rumaninë dhe ka ftuar Bullgarinë t'i bashkohet.
Zelenski konfirmoi gjithashtu interesin e Ukrainës për blerjen e dy reaktorëve bullgarë nga termocentrali i dytë i parealizuar "Belene" dhe pajisjet e tyre. Ministria e Energjisë është duke bërë vlerësimin e aseteve, sqaroi kryeministri. Pajisjet janë prodhuar nga koncerni rus "Rosatom".
Në takimin në Athinë u tha se BE-ja, Greqia, vendet e Ballkanit Perëndimor, Bullgaria, Rumania dhe Moldavia mbështesin arritjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë bazuar në planin e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Përveç liderëve të vendeve të listuara, në aktivitet morën pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe Volodimir Zelenski.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet..