Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva kritikoi ashpër disa nga ndryshimet e propozuara në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për energjinë. Me këtë rast ajo i ka dërguar deklaratë ministrit të energjisë Rumen Radev me kundërshtimet e saj për projektin.
Si argument kryesor Kovaçeva thekson se projektligji parashikon që hapat e parë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike për popullsinë të fillojnë nga mesi i sezonit të ngrohjes, nga 1 janari 2024. Ajo tregon se data e caktuar nuk është menduar mjaft dhe mund të çojë në situata të paparashikueshme përpara hyrjes së klientëve familjarë në tregun e lirë.
Ajo shton se liberalizimi i planifikuar i tregut të energjisë elektrike nuk duhet të fillojë pa një mekanizëm për të ofruar mbështetje financiare për familjet në nevojë.Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..