Vasill Bozhkov bëri të ditur se po kthehet në Bullgari, pas tre vitesh “mërgim” në Dubai. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i lojërave të fatit me 19 akuza në profilin e tij në Facebook dhe ka postuar një foto në një avion. Bozhkov emigroi në Dubai në fillim të vitit 2020, kur kundër tij filluan dy hetime. Prokuroria e Qytetit të Sofjes konfirmoi për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ se nëse Bozhkov kthehet vërtet, Policia Kufitare duhet ta ndalojë atë siç kërkohet.
Bozhkov është ndaluar deri në 72 orë, me një urdhër arresti evropian dhe një njoftim të kuq të lëshuar nga Interpoli. Pritet që pasi ai të zbresë në Aeroportin e Sofjes, autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme t'ia dorëzojnë hetuesve për procedurë paraprake.
Ju kujtojmë se në pranverën e vitit 2022, bosi i lojërave të fatit deklaroi se ka dhënë dëshmi në të cilat ka akuzuar për korrupsion ish-kryeministrin Bojko Borisov, ish-ministrin e financave Vlladislav Goranov dhe këshilltaren për media të liderit të GERB-it Sevdalina Arnaudova. Pak më vonë Borisov, Goranov dhe Arnaudova u arrestuan dhe 24 orë më vonë u liruan pa u akuzuar.
Brenda pak javësh, një anije tjetër me tuba për Korridorin Vertikal të Gazit do të mbërrijë në portin e Burgasit, njoftoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në Forumin e Lidhshmërisë Burgas 2025. Eventi mblodhi së bashku diplomatë, ministra dhe..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen Radev, i cili theksoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke në..
Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..