Ministria e Shëndetësisë dhe Shoqata “Përdoruesit aktivë” kanë nisur inspektime të përbashkëta për pastërtinë e ujit përgjatë Detit të Zi, raporton BNT. Inspektimet janë rezultat i një studimi të publikuar nga “Përdoruesit aktivë”, i cili konstatoi ndotje të ujit të detit me Escherichia coli disa herë më të larta se norma. Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se të dhënat janë të pasakta dhe manipulojnë opinionin publik në kulmin e sezonit turistik. Sipas ekspertëve shëndetësorë, metodologjia me të cilën janë mbledhur mostrat është e paqartë dhe nuk dihet se në cilin laborator janë analizuar. Nga ana tjetër, “Përdoruesit aktivë” këmbënguli për inspektime të përbashkëta me Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkohë, shkencëtarët e Institutit të Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave, “Drejtoria e Basenit” dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës bënë kërkimet e tyre për ujin në Detin e Zi, i cili tregoi se ai është i pastër nga patogjenët dhe gjurmët e vetme të ndotjes janë nga përdorimi i plehrave.Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha..