Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznensmeni Vasill Bozhkov është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nuk është kthyer vullnetarisht

Vasill Bozhkov
Foto: Ani Petrova

Bosi i lojërave të fatit Vasill Bozhkov nuk është kthyer vullnetarisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Bullgari më 25 gusht, por është ekstraduar, njoftoi prokuroria. Prokuroria e Shtetit ka marrë njoftim zyrtar nga kolegët e saj arabë më 28 gusht. Deri më tani, Prokuroria e Qytetit të Sofjes nuk ka marrë një akt gjyqësor nga autoritetet kompetente të Emirateve të Bashkuara Arabe në lidhje me vendimin e ekstradimit. Sipas burimeve të “Evropës së Lirë”, Bozhkovit i është dhënë një biletë fluturimi, por ai nuk është shoqëruar në bordin e avionit nga sigurimi.

Kujtojmë se Bozhkovi u ndalua me mbërritjen e tij në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 prillin 2025

Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë..

botuar më 25-04-29 7.35.MD
Chris Wright (majtas) dhe Zheço Stankov

Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan partneritetin e tyre strategjik në energjinë bërthamore

Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan projektet strategjike në energjinë bërthamore si një garantues kyç i sigurisë afatgjatë të energjisë së..

botuar më 25-04-29 6.39.MD

Më 30 prill, trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalet periodikisht

Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalen, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Kufizimi i përkohshëm do të jetë për..

botuar më 25-04-29 3.47.MD