Dy herë më shumë turistë të huaj nga vende të ndryshme kanë ardhur në Bullgari për turizëm aventure këtë verë në krahasim me vitin e kaluar. "Sezoni siç duket do të jetë një sezon vërtet i mirë," tha Ljubomir Popjordanov, kryetar i shoqatës "Malet dhe njerëzit", për gazetaren e BNR Milla Mlladenova. Aktivitetet e preferuara për turistët e huaj janë trekking, alpinizëm, kalërim, turizëm me biçikleta, kampe aventure për fëmijë, pushime në bujtina.
"Përparësitë e Bullgarisë janë pasuria e burimeve natyrore në një territor shumë të vogël, të cilat vlerësohen shumë nga turistët gjermanë, francezë, spanjollë dhe anglishtfolës", theksoi Popjordanov. Për këtë lloj turistësh janë interesante vendet me pak prezencë njerëzore. Natyra dhe traditat janë interesante, si dhe kuzhina e mirë që nuk kërkon hotele masive dhe shërbime hoteliere.
Lexoni më tepër:
Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare . Në këtë drejtim, një..
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..