Gjimnazistët më të mirë bullgarë në informatikë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Informatikës në Hungari, njoftoi Shoqata e skuadrave olimpike në shkencat natyrore. Ata konkurruan kundër 360 bashkëmoshatarëve të tyre nga 90 vende. Katër përfaqësuesit tanë po kthehen me medalje bronzi – këta janë nxënësit e klasës së dhjetë të shkollës së mesme matematikore të Sofjes Boris Mihov dhe Aleksandër Gatev, nxënësi i klasës së dymbëdhjetë Atanas Dimitrov nga e njëjta shkollë, si dhe nxënësi i klasës së dhjetë Veselin Markoviç nga shkolla e mesme matematikore në Varna.
Sipas Ilijan Jordanov, një prej drejtuesve të tyre, ekipi ynë u paraqit mirë në edicionin e 35-të të Olimpiadës, i cili ishte një nga më të vështirat. “Të gjithëve u urojmë edhe më shumë suksese, sepse kjo skuadër ende nuk e ka shpalosur potencialin e saj”, shtoi ai.
Nisma për mbajtjen e Olimpiadës Ndërkombëtare të Informatikës është bullgare. Në vitin 1987, akademiku Bllagovest Sendov bëri një propozim në Konferencën e 24-të të Përgjithshme të UNESCO-s dhe në vitin 1989 u zhvillua edicioni i parë i saj, me mikpritje nga Bullgaria.Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...
Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..
Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë..
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i..
Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të..