Sot, më 5 shtator, Muzika Frymore e Berkovicës dhe Komuna e Berkovicës ju ftojnë në Festivalin e VII Veriperëndimor të Muzikës Frymore BDM Fest. Për një vit tjetër, qyteti mbledh fansat e ritmeve të shpejta për t'i tërhequr në një maratonë unike të ekzekutimit të kësaj muzike të bukur.
Festivali çdo vit prezanton traditat e orkestrave frymore të këtij rajoni dhe kontribuon në zhvillimin e Komunës së Berkovicës si një destinacion turistik dhe kulturor. BDM Fest është pjesë e programit të Festës së Qytetit të Berkovicës, e cila këtë vit mbahet nga 4 deri më 9 shtator.
E themeluar në vitin 1902, Muzika Frymore e Berkovicës është një nga orkestrat më të vjetra në vendin tonë. Me kalimin e viteve, përbërja u rrit, dhe statusi i saj ndryshoi –urban, ushtarak, komunal. U formua një repertor i pasur. Muzika Frymore e Berkovicës është pjesëmarrëse kryesore në këngën hit të këngëtares së madhe Lili Ivanova "Erërat", si dhe në shfaqje të shumta të përbashkëta me artistë të tjerë të njohur.
Ndër pjesët e autorit të Krasimir Cvetkov është "Le të argëtohemi", që u përfshi në repertorin e orkestrës. Titulli pasqyron gjënë më të rëndësishme për muzikantët – argëtimin e madh ballkanik.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..
Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..
Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..