Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Situata në Carevo po qetësohet, po kërkohen shkaqet e përmbytjeve

Nikollaj Denkov
Foto: Facebook, Këshilli i Ministrave

Situata në Carevo gradualisht po qetësohet. Sot në mëngjes fola me njerëzit në selinë atje, tha kryeministri Nikollaj Denkov, i cili u përgjigjet në Facebook pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve për aktivitetin tre mujor të kabinetit. Sipas tij, aktualisht ka rrymë elektrike dhe ujë gjithandej, por ka probleme me ujin e pijshëm dhe rrugët në zonën e përmbytur përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. “Gradualisht, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pushuesit po shpërngulen. Ka ende vështirësi për shkak të urave të shkatërruara dhe trotuareve të dëmtuara”, shtoi ai.

Në ditët në vijim do të identifikohen riparimet më urgjente dhe fondet për to do të ndahen menjëherë, siguroi kryeministri.

Nikollaj Denkov tha gjithashtu se po kërkohen shkaqet e fatkeqësisë dhe për këtë qëllim kanë filluar inspektime. “Tashmë ka dalë informacion se prokuroria ka filluar punë. Pres që ajo të dalë me një përfundim”, theksoi kryeministri. Ai e vlerësoi lart reagimin e institucioneve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD