Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta po kthehet gradualisht në normalitet në zonat e prekura nga përmbytjet

Foto: BGNES

Dëme për 25-30 milionë leva shkaktoi natyra në territorin e komunës Carevo, tha kryetari Georgi Llapçev pas mbledhjes së Shtabit të Krizave. Ai njoftoi për një bisedë me ministrin e financave Asen Vasilev, i cili e siguroi atë se administrata lokale mund të mbështetet në fondet shtetërore për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. “Pastrimi vazhdon, shumë vende tashmë u kthyen në mënyrën siç ishin, jeta gradualisht po kthehet në normalitet”, përmblodhi kryebashkiaku.

Ministri i ekologjisë, Julian Popov, informoi për ndotjen e ujit të detit, e cila sipas tij nuk është serioze dhe është një fenomen normal pas një stuhie. Megjithatë, autoritetet shëndetësore rekomanduan që njerëzit të mos hynin në det pranë Carevo për shkak të masave të mëdha të ujit me baltë që hynë në zonën e tij ujore.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Hristo Hinkov, aktualisht nuk ka ndonjë rrezik serioz higjieno-epidemiologjik. Kryeinspektori shtetëror Angel Kunçev shtoi se furnizimi me ujë në fshatrat e prekura nga fatkeqësia u rikthye, por rekomandoi që uji të përdoret vetëm për nevoja higjienike.

Gjithashtu u bë e qartë se Komisioni Evropian i siguroi vendit tonë të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura. Institucioni është i gatshëm të vijë në ndihmë nëse ne kërkojmë ndihmë në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Ndërkaq, Komuna Carevo njoftoi se kanë nevojë për shumë pajisje ndërtimore dhe njerëz për pastrimin e oborreve dhe bodrumeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shell do të eksplorojë për naftë dhe gaz në bregun bullgar të Detit të Zi

Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production, nënshkruan një kontratë për eksplorim nga ana e kompanisë të pranisë së naftës dhe gazit në zonën..

botuar më 25-04-15 12.41.MD
Kallojan Geshev

Kallojan Geshev u bë kampion bote në aritmetikë mendore për të katërtën herë

Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...

botuar më 25-04-15 9.21.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët lindore-juglindore, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 25-04-14 7.40.MD