Në qytetin e Bullgarisë Juglindore Jamboll, sot do të inaugurojnë bust-monumentin e parë të Ivan Paraskevov, sipas idesë së të cilit u krijua flamuri i Braillës - prototip i trengjyrëshit tonë kombëtar. Atdhetari, i cili lindi rreth vitit 1817 në Jamboll dhe më pas u shpërngul në Brailla, ishte veçanërisht aktiv në përgatitjet e Luftës Çlirimtare të viteve 1877-1878. Ai iu përgjigj idesë për të bërë një flamur nga qytetarët e Braillës për një nga grupet e vullnetarëve bullgarë në luftë – opëllçenas, dhe mori përsipër shpenzimet materiale për qepjen e tij. Ai gjithashtu ofroi modelin e flamurit - pëlhurë e bardhë, jeshile dhe e kuqe e shtrirë horizontalisht. Me punimin e tij u ngarkua vajza 14-vjeçare e Ivan Paraskevov - Stilijana. Më 8 maj të vitit 1877, flamuri iu dorëzua personalisht nga të dy Komandantit të Përgjithshëm Nikollaj Nikollaeviç, i cili premtoi t’ia dorëzonte një grupi të opëllçenasve, njoftojnë nga Komuna e qytetit Jamboll. Në mars të vitit 1879, një i afërm i Paraskevovit e solli flamurin në një mbledhje të Kuvendit të Madh Popullor në Veliko Tërnovo. Të gjithë deputetët e përshëndetën me duartrokitje dhe më 26 mars 1879 neni i 3-të i Kushtetutës së Tërnovës e përcaktoi atë si “flamur kombëtar bullgar”.
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..