Një qytet i tërë i vogël në të cilin do të jetojnë ushtarët e aleatëve të NATO-së, nga grupi ndërkombëtar luftarak në territorin e Bullgarisë, do të ndërtohet nga Ministria e Mbrojtjes deri në vitin 2025. Kostoja e parashikuar është të paktën 50 milionë euro, por vlera përfundimtare do të bëhet e qartë pas përfundimit të projektimit, njoftoi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev para deputetëve të Komisionit të Mbrojtjes në Kuvendin Popullor. Rreth 1500 personel ushtarak do të banojnë përgjithmonë në qytet, por ai duhet të jetë në gjendje të strehojë deri në 5000. Ende nuk është vendosur se ku do të jetë baza, por ushtarakët e treguan qytetin Jamboll si zonë më të përshtatshme me lokacionet Kabile dhe aeroportin ushtarak Bezmer. Sipas ministrit, ndërtimi i qytetit ushtarak do të zhvillojë ekonomikisht Jambollin dhe rajonin.
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..
Gjatë 24 orëve në vijim , vranësira në vend do të mbetet e konsiderueshme. Pasdite në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Era do të orientohet përkohësisht nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje –..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..