Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Todor Tagarev: Ne i fokusuam përpjekjet tona në mbrojtjen e modernizuar dhe mbrojtjen kundër agresionit të huaj

Ministri Tagarev
Foto: BGNES

Në muajt e kaluar i orientuam përpjekjet tona në zhvillimin e mbrojtjes moderne dhe nëmbrojtjen e garantuar të interesave tona kombëtare nga cenimet e huaja, deklaroi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev, duke i bërë bilanc punës së kryer.

Ministri nënvizoi përpjekjet e dyfishuara për t'i ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme Ukrainës në luftën e saj kundër agresorit rus. Sipas tij, tashmë është dërguar gjysma e paketës shtesë të ndihmës ushtarake për vendin.

“Ministria e Mbrojtjes po ofron mbështetjen e nevojshme logjistike për Ministrinë e Brendshme në përgatitje për dërgimin në Ukrainë të njëqind transportuesve të blinduar BTR-60PB nga rezervat e Ministrisë së Brendshme, sipas vendimit të Asamblesë Kombëtare të korrikut të këtij viti”, shtoi Todor Tagarev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet - 25°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta. Në mbrëmje nga..

botuar më 24-10-02 7.45.MD

Kryeministri Gllavçev: Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e vendit

Për momentin nuk ka informacione për rrezikim të mjedisit të sigurisë së shtetasve bullgarë. Megjithatë, në vend janë marrë masa të shtuara të sigurisë, është siguruar rojë në lokacionet strategjike në vendin tonë. Kjo u bë e ditur pas përfundimit..

botuar më 24-10-02 7.22.MD

Një kontingjent nga forcat e armatosura bullgare filloi pjesëmarrje në operacionin e KFOR-it në Kosovë

Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale “Perëndim” në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR). Komandanti i mëparshëm..

botuar më 24-10-02 4.29.MD