Më 16 shtator, për të dytin vit radhazi, qytetarët e Ruses do të mund të marrin pjesë në festën e çokollatës – Festivali i Tortës Garash.
Të ftuarit e eventit do të kenë mundësinë të përjetojnë personalisht emocionin dhe të transferohen në atmosferën e kohës së Kosta Garashit – krijuesit të recetës së brumit me të njëjtin emër. Do të zhvillohen konkurset, gara, punëtori kuzhine dhe demonstrime për fëmijë dhe të rritur.
Festivali i Tortës së Garashit përkon me shfaqjet e klubeve sportive nga disa vende evropiane në kuadër të projektit “Sports for Green Deal”, i cili realizohet në kuadër të programit Erasmus+Sport. Në këtë drejtim, ngjarja do të mbledhë edhe më shumë vizitorë dhe do të bëhet një festë e dyfishtë për qytetin.
Komuna e Ruses kërkon që Festivali i Tortës së Garashit të bëhet një ngjarje e përvitshme dhe tematike për rajonin.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një hap përpara, dy mbrapa - i tillë është hapi i vallëzimit të marrëdhënieve bullgaro-serbe sipas Darko Anaçkov, kryetar i organizatës së vetme bullgare në qytetin e Vranjës. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ai e cilësoi nivelin aktual të..
Studentë nga universitete elitare nga e gjithë bota paraqitën aplikime për një stazh veror në Institutin për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes. Mes tyre janë mbajte të medaljeve nga..
Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa..
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës..