Muzeu Detar në Varna u përfshi në "Tripper Travel Guide", në listën e kurioziteteve që duhen parë medoemos në qytetin tonë të Detit të Zi. Përveç kësaj, muzeu ka marrë një diplomë speciale nga organizata turistike britanike, saktësoi drejtoresha Marianna Krësteva për BTA. Vlerësimi i shkëlqyer u dha nga turistët britanikë të cilët ndanë mendimin e tyre në një sondazh.
Muzeu i Varnës është ndër vendet më të preferuara të turistëve bullgarë dhe të huaj. Ata mund të mësojnë për historinë detare dhe ushtarako-detare të Bullgarisë, të shikojnë eksponate të ndryshme, si për shembull gjetje nga shtrati i detit, spiranca që nga antikiteti deri në kohët moderne. Ekspozita përfshin gjithashtu armatime, instrumente lundrimi, modele anijesh, uniforma dhe dekorime. Muzeu paraqet të vetmet dekorime për hundën e anijeve nga periudha të ndryshme të Bullgarisë. Pjesë e ekspozitës është edhe anija “Drëzki” nga Lufta Ballkanike, e cila është e vetmja anije siluruese e kësaj klase e ruajtur në botë.
Deri në fund të tetorit, vizitorët në muze mund të shikojnë ekspozitën e përkohshme me titull "Arma e ftohtë në ushtrinë bullgare – simbol i trimërisë dhe nderit". Ajo ekspozon mostra nga koha e Çlirimit në vitin 1878 deri në fund të periudhës monarkike në 1946.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Navalmuseumvarna, ВТА
Platformat për rezervim të hoteleve dhe ekskursioneve në Bullgari raportojnë interes të lartë si ndaj resorteve tona tradicionale bregdetare dhe spa, ashtu edhe ndaj pushimeve në bujtinat në fshat. Në prag të sezonit aktiv veror, zgjedhja e bullgarëve..
Bullgaria tërheq rreth 50 mijë turistë të huaj mjekësorë çdo vit. Shumica e vizitave lidhen me stomatologjinë, e cila ofron cilësi të lartë dhe çmime 60-70% më të ulëta se ato në vendet e tjera evropiane. Këtë e njoftoi Arkadi Sharkov nga Shoqata..
Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora..