Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Këshilli i Evropës akuzoi Shkupin për gjuhë të urrejtjes kundër bullgarëve


Në raportin e tij për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) i Këshillit të Evropës tërhoqi vëmendjen për rastet e dhunës ndaj maqedonasve me identitet bullgar dhe gjuhën e urrejtjes që përdoret kundër tyre. "Jo një herë ka pasur raste të dhunës ndaj personave dhe organizatave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që identifikohen si bullgarë, dhe në të njëjtën kohë autoritetet po mbyllin disa shoqata kulturore ekzistuese bullgare," vëren raporti, raportoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Theksohet se një stereotip tipik antibullgar i përdorur është etiketimi i të gjithë bullgarëve si "fashistë". Një tjetër fyerje e përhapur i referohet bullgareve, të cilat përkufizohen si “prostituta të lira”. Raporti tërheq vëmendjen edhe për rastin kur në janar 2023 u rrah sekretari i Klubit Kulturor Bullgar “Mbrteti Boris III”. Sipas komisionit, po bëhet fjalë për një model qëndrimesh që shkakton shqetësim serioz dhe kërkon veprim urgjent nga autoritetet, jo vetëm duke dënuar gjuhën e urrejtjes dhe dhunën dhe duke sjellë para drejtësisë autorët e krimeve të urrejtjes, por edhe duke luftuar sistematikisht diskursin publik antibullgar për të ndaluar dhe përmbysur këtë prirje alarmante.

Për shkak të luftës në Ukrainë, krijohet një strukturë prej 2100 rezervistësh në Shqipëri


Krijimin e një strukture prej 2100 rezervistësh parashikon një projektligj i përgatitur në Shqipëri për rezervën e forcave të armatosura të vendit, raporton Albanian Post. Struktura do të jetë pjesë përbërëse e Forcave të Armatosura Shqiptare. Ndryshimi rrjedh nga anëtarësimi në NATO, situata rajonale dhe veçanërisht konflikti aktual midis Rusisë dhe Ukrainës, theksohet në projekt. Autoritetet planifikojnë të mobilizojnë jo vetëm ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura, por edhe civilë që nuk kanë qenë ushtarë, por i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Ministrisë së Mbrojtjes. Parashikohet që të lejohet shërbimi në rezervë edhe i shtetasve shqiptarë me shtetësi të dyfishtë. Gjithashtu rritet mosha e shërbimit ushtarak të rezervistëve nga 50 në 60 vjeç për oficerët, dhe deri në 50 vjet për ushtarët.

Erdogan e ftoi Musk të ndërtojë një fabrikë Tesla në Turqi


Presidenti turk Rexhep Erdogan i ka ofruar drejtorit ekzekutiv të prodhuesit të makinave elektrike Elon Musk që të ndërtojë një fabrikë të kompanisë së tij në Turqi, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës Turke. Kjo ndodhi pasi miliarderi amerikan njoftoi në maj se po kërkon një vend të ri për shpërndarjen e biznesit të tij, të cilin do ta shpallë deri në fund të vitit 2023. Erdogan dhe Musk folën në të ashtuquajturën Shtëpia Turke në Nju Jork gjatë vizitës së presidentit turk në SHBA për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Musk ka treguar se shumë furnizues turq tashmë punojnë me Tesla-n dhe se Turqia është ndër kandidatët më të rëndësishëm për fabrikën e ardhshme të kompanisë. Të dy kanë diskutuar gjithashtu edhe për programin turk për dronët luftarakë pa pilot.

Në Greqi, krijuan një këmbësor robotik për njerëzit me vështirësi në lëvizje


Shkencëtarët nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës kanë zhvilluar një këmbësor robotik për njerëzit me vështirësi në lëvizje. Prototipi u prezantua në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut, njoftoi BTA. Ecësi ka karakteristika të ndryshme për t'u lidhur me njeriun. Ka kamera në pjesën e përparme dhe të pasme, si dhe një kamerë të tretë që skanon përdoruesin. Pajisja jep udhëzime për ushtrimet rehabilituese, korrigjon ekzekutimin e tyre dhe vlerëson pacientin, përmbledh rezultatet dhe ia dërgon mjekut kujdestar që e monitoron rehabilitimin. Për personat me aftësi të kufizuara mendore, mund të caktohet një itinerar për ta çuar pacientin në një dhomë të caktuar.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: coe.int, mod.gov.al, aa.com.tr, BТА

Më shumë nga rubrika

Njerëzit me pasaporta bullgare në Maqedoninë e Veriut votuan si për partinë në pushtet ashtu edhe për opozitën

Më 8 maj, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Para votimit, një nga publicistët kryesorë shqiptarë në vend i quajti bullgarët "jetimët" në fushatën zgjedhore, sepse..

botuar më 24-05-12 9.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Edi Rama kërkon një vend në Athinë për të takuar diasporën shqiptare Të gjitha partitë në Greqi kanë deklaruar se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është e padëshirueshme. Ai kërkon të takohet me diasporën shqiptare më 12..

botuar më 24-05-11 5.55.PD

Në Bullgari fillon fushata zgjedhore për votën “2 në 1”

Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë  si..

botuar më 24-05-10 5.15.PD