Anton Hekimjan është kandidati i GERB-it për kryebashkiak të kryeqytetit dhe është regjistruar në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve. Hekimjan ka lindur më 22 maj 1984 në familjen e një bullgari dhe një armeni në Stara Zagora. Deri pak ditë më parë ai ishte drejtor i “Lajmeve dhe aktualiteteve” në televizionin bTV, ku e nisi karrierën e tij si praktikant. Hekimjan do të kryesojë gjithashtu listën e këshilltarëve të GERB-it në Këshillin Komunal të Kryeqytetit. Pasi u regjistrua, Hekimjan deklaroi se ka marrë një garanci nga GERB se do të ishte në gjendje t’i merrte vendimet në mënyrë të pavarur. Ai shpjegoi gjithashtu se prej vitesh është mësuar të jetë para kamerës dhe është një personazh publik që nuk ka asgjë për të fshehur.
Vizioni im është që kryeqyteti të jetë një qytet akoma më modern dhe më i gjelbër, të jetë i hapur për investime. E vë si theks arsimin, sepse ai do të sjellë potencial dhe personel në qytet dhe do ta zhvillojë atë", tha kandidati. Vetë lideri i GERB-it Bojko Borisov nuk ishte i pranishëm në prezantimin e kandidatit, por Hekimjan theksoi se Borisov personalisht i ka propozuar atij për të qenë kandidat për kryetar bashkie.
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 20°. Në Sofje do të jenë 16°. Para mesditës moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave grumbulluese. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore dhe lindore,..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..