Në vitin 2023, ka një presion rekord migrantësh. Për 9 muajt e parë, rritja krahasuar me vitin 2022 është 50%, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Kryekomisari Anton Zllatanov, drejtor i Policisë Kufitare. Në muajt e verës, deri në 1500 persona në ditë kanë provuar të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Për momentin janë rreth 500 në ditë.
Zllatanov theksoi se Bullgaria teknikisht dhe profesionalisht i ka përmbushur të gjitha kriteret për hyrje në Shengen dhe pritet një vendim krejtësisht politik. Kryekomisari theksoi se vetëm 10-15% e emigrantëve të paligjshëm hyjnë në BE përmes Ballkanit. Në Bullgari janë edhe më pak. Pjesa më e madhe deri në 80% vjen përmes Detit Mesdhe.
Më 2 tetor në Bullgari hyn në fuqi ndalimi i hyrjes së makinave të pasagjerëve me regjistrim rus, i miratuar nga BE-ja. Për kamionët ai tashmë është aplikuar prej muajsh, shtoi Zllatanov.Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella..
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe..
Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, po ndërmarrin një protestë pesëditore. Aksioni do të fillojë pasdite nga bulevardi..
Në festën e tyre profesionale - Ditën e Infermierisë, profesionistët mjekësorë po protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë. Nën..