Në vitin 2023, ka një presion rekord migrantësh. Për 9 muajt e parë, rritja krahasuar me vitin 2022 është 50%, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Kryekomisari Anton Zllatanov, drejtor i Policisë Kufitare. Në muajt e verës, deri në 1500 persona në ditë kanë provuar të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Për momentin janë rreth 500 në ditë.
Zllatanov theksoi se Bullgaria teknikisht dhe profesionalisht i ka përmbushur të gjitha kriteret për hyrje në Shengen dhe pritet një vendim krejtësisht politik. Kryekomisari theksoi se vetëm 10-15% e emigrantëve të paligjshëm hyjnë në BE përmes Ballkanit. Në Bullgari janë edhe më pak. Pjesa më e madhe deri në 80% vjen përmes Detit Mesdhe.
Më 2 tetor në Bullgari hyn në fuqi ndalimi i hyrjes së makinave të pasagjerëve me regjistrim rus, i miratuar nga BE-ja. Për kamionët ai tashmë është aplikuar prej muajsh, shtoi Zllatanov.Presidenti polak Andrzej Duda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, diskutoi me kreun e shtetit bullgar Rumen Radev propozimin e Varshavës që vendet anëtare të NATO-s të ndajnë 3% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto për..
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit historik të Malit të Zi, Cetina, Nikolla Xhurashkoviç, i vunë një rruge në qytet emrin e shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov . Historia..
Në rast se ka zgjedhje parlamentare në maj, forca politike kryesore do të jetë përsëri GERB, me 21.9% mbështetje. E dyta është "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), me 14.9%, sipas një sondazhi përfaqësues nga agjencia "Market..
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për..
Në festën e tyre profesionale - Ditën e Infermierisë, profesionistët mjekësorë po protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë. Nën..