Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 4 tetorin

Moti mbetet i ngrohtë për stinën e vjeshtës

Foto: BGNES

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe 13°, pak më të ulëta në disa lugina - rreth 5°-6°, në Sofje rreth 7°. Ditën e mërkurë, më 4 tetor, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë në shumicën e zonave. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 23° dhe 28°, në Sofje rreth 25°.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 19°, në 2000 metra - rreth 12°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga jug-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 22°-23°, sa është temperatura e ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Ditën e enjte dhe të premte do të jetë me diell. Do të ketë edhe vranësira, por pa reshje të konsiderueshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 korrikun

Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-02 7.35.MD
Korman Ismaillov

Korman Ismaillov: Frika e trondit DPS-në

“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Sipas tij, partia, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk..

botuar më 24-07-02 5.01.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti i bëri thirrje NATO-s të mos dërgojë trupa në Ukrainë

Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e qëndrueshme, tha presidenti bullgar Rumen Radev në hapjen e Tryezës së 28-të të Qeverisë të..

botuar më 24-07-02 1.41.MD