Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Denkov: Nënshkruam marrëveshje me punëtorët energjetikë që protestojnë

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Pas pesë ditësh të protestave dhe bllokimeve nga punëtorët e energjetikës dhe minatorët që nuk pajtohen me planet territoriale për një tranzicion të drejtë drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit, protestuesit dhe qeveria në personin e kryeministrit Nikollaj Denkov, ministra dhe deputetë, u ulën sot në tryezën e negociatave të vështira 7-orëshe. Rezultati ishte një marrëveshje e nënshkruar mes protestuesve dhe qeverisë, dhe forcat e përfaqësuara në parlament u bënë garantues i marrëveshjes. Megjithatë, u bë e qartë se dokumenti nuk ishte i nënshkruar nga të gjithë përfaqësuesit e protestuesve. Në këtë fazë, nuk është e qartë nëse do të hiqen postblloqet në vend.

“Shteti nuk do të mbyllë administrativisht centralet me qymyr. Ata do të punojnë lirshëm. Tregu do të vendosë se cili prej tyre do të mbetet”, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë pas takimit. Ai u shpreh se termocentralet siç i kemi ne nuk mund të zgjasin deri në vitin 2038 për shkak të kushteve të tregut. Marrëveshja e nënshkruar përbëhet nga 7 pika dhe nesër do të paraqitet për votim në Kuvendin Popullor. Denkov përsëriti se qeveria i dërgoi planet territoriale në fund të shtatorit për të mos shkelur afatet e përcaktuara nga KE dhe për të mos humbur burimet financiare përkatëse.

Tash e tutje do të fillojnë negociatat me KE-në, siguroi ai dhe shprehu shpresën se kjo do të zhbllokojë edhe procesin e negociatave ndërmjet kompanive energjetike, minatorëve dhe qeverisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD

Ftojmë japonezët të xhirojnë një film për Bullgarinë si destinacion turistik

Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..

botuar më 24-09-25 4.52.MD