“BSP për Bullgarinë” shprehu mospajtim me Marrëveshjen ndërmjet kryeministrit Nikollaj Denkov, përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave, përfaqësuesve të popullit nga partitë mbështetëse të qeverisë dhe përfaqësuesve të organizatave sindikaliste në sektorin e energjisë, të lidhur më 3 tetor 2023. Sipas të majtës, marrëveshja është "një dënim me vdekje ndaj industrisë bullgare të energjisë". Sipas partisë “Vëzrazhdane”, thelbi i kërkesave të protestuesve ka humbur në tekstin e propozuar pas negociatave. Për shembull, kërkesa për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë shtëpiake është hedhur poshtë.
Komisioni për Energjetikën në Parlament miratoi sot më herët marrëveshjen me minatorët dhe energjetikët protestues dhe ajo do të votohet në sallën plenare.
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..