Formacionet opozitare "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe "Ka një popull të tillë" i dorëzuan sekretariatit të Kuvendit Popullor votën e parë të mosbesimit ndaj kabinetit "Denkov" me motivin politika në sektorin "Energji". Tre forcat politike janë unanime se me veprimet e tyre pushtetarët e asgjësojnë sektorin. Sipas rregullores parlamentare, debatet për votën e mosbesimit nisin jo më herët se tre dhe jo më vonë se shtatë ditë pas marrjes së propozimit dhe votimi bëhet jo më parë se 24 orë pas përfundimit të debateve.
Megjithatë, kërkuesit e mocionit të mosbesimit do të insistojnë për një mbledhje të jashtëzakonshme, pasi do të ketë pushime parlamentare për shkak të zgjedhjeve vendore. Të tre partitë kanë gjithsej 71 vota - jo të mjaftueshme për të pasur sukses një mocion mosbesimi.
“Ne jemi realistë dhe e kuptojmë se shansi i këtij votimi është zero”, deklaroi lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Më herët sot, kryetari i GERB-it Bojko Borisov tha se partia e tij nuk do të jetë ajo që do të rrëzojë qeverinë.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...