Autostrada “Trakia”, “Qafa e Republikës” dhe “Rruga Nënballkanike” pranë qytetit të Gurkovos edhe sot mbeten të bllokuara. Minatorët dhe energjetikët protestues të kompleksit "Marica-Iztok" janë kategorikë se do të bllokojnë rrugët derisa qeveria të tërheqë planet territoriale për rajonet e qymyrit nga institucionet evropiane.
“Planet nuk i mbyllin uzinat, siç ata e mendojnë. Planet ndihmojnë kur tregu i mbyll termocentralet, kur ato nuk mund të punojnë sepse ka energji elektrike më të lirë nga burime të tjera”, komentoi kryeministri Nikollaj Denkov.
Ai ftoi sërish përfaqësuesit e grevistëve në Këshillin e Ministrave që të hyjnë “në thellësi të bisedës”, pasi një pjesë e madhe e tyre, sipas fjalëve të tij, nuk e kuptojnë mirë thelbin e planeve dhe si do t’i ndihmonin.Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..