Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trajneri i kombëtares së futbollit mbrojti futbollistët e rinj bullgarë

Младен Кръстаич
Foto: BGNES

Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit, Mladen Krstajić, foli para ndeshjes miqësore me Shqipërinë më 17 tetor në Tiranë. Mikpritësit janë favoritë. Skuadra bullgare e viziton Shqipërinë pas humbjes së dhimbshme 0:2 nga Letonia.

I pyetur për dorëheqjen e tij, trajneri tha: “Nuk është koha të flasim këtu për problemin e madh në futbollin bullgar, do të duket si një justifikim. Problemi nuk është Krstajić, por që djemtë të zhvillohen. Unë po flas për interesin e futbollit bullgar. Shihni se sa të huaj luajnë në Serbi dhe Kroaci dhe bëni llogaritë. Nëse nuk ka bullgarë që luajnë në kampionatin bullgar, është më mirë ta mbyllni atë. Ne duhet të kujdesemi për fëmijët tanë. Për momentin ndihem bullgar”. Pas deklaratës, kryetari i Ligës Profesionale Bullgare të Futbollit, Atanas Karaivanov, kërkoi dorëheqjen e Krstajić.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Boksieri Radosllav Rosenov fitoi një kuotë për Olimpiadën në Paris

Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris. Te femrat..

botuar më 24-05-31 1.54.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me fitoren e dytë në Roland Garros

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi hungarezin Fabian Marozhan me 6:0, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të Roland Garros. Gjatë gjithë ndeshjes ai dominoi kundërshtarin e tij. Në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës Grigor..

botuar më 24-05-30 6.49.MD

Kryeministri i Nepalit dekoroi alpinisten bullgare Sillvija Azdreeva, e cila u ngjit në Everest

Bullgarja Sillvija Azdreeva , e cila u ngjit në Everest më 15 maj 2022, mori një njohje të madhe për arritjen e saj, duke u dekoruar personalisht nga Kryeministri i Nepalit. "Në një ceremoni solemne, pata mundësinë e rrallë të merrja personalisht..

botuar më 24-05-29 6.24.MD