Nuk ka asnjë arsye të mirë se pse pranimi i Bullgarisë në Shengen nuk duhet të jetë një fakt deri në fund të vitit, tha Ministri i Brendshëm Kalin Stojanov gjatë Këshillit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme në Luksemburg. Ai iu referua raportit të publikuar të Komisionit Evropian se Bullgaria dhe Rumania kanë bërë përparim të rëndësishëm në futjen e procedurave të shpejta për dhënien e azilit dhe kthimin e emigrantëve që kanë mbërritur ilegalisht në BE. Stojanov theksoi se javën e ardhshme kryeministri Nikollaj Denkov do të bëjë një vizitë shumë të rëndësishme në Austri për çështjen e Shengenit.
Ministri i Migracionit i Holandës, Eric van der Burg, deklaroi se nuk ka gjasa që Haga të heqë veton për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen në një të ardhme të afërt. Ai kërkoi përsëri një komision të BE-së që të mbërrijë në Bullgari dhe të japë një vlerësim të pavarur të gatishmërisë së vendit për anëtarësim në zonën Shengen. Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson tha për BNR se është optimiste për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen në dhjetor.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..