Josif Panov-Pepeljankata /Nepërka/ mbrojti titullin e tij botëror në peshën e lehtë të Organizatës Universale të Boksit (UBO). Boksieri bullgar mundi francezin Sandy Messaoud pas 12 raundesh dhe me vendimin unanim të gjyqtarëve. Kjo ishte edhe ndeshja kryesore e mbrëmjes gala të sporteve luftarake Max Fight 56.
Panov meritoi duartrokitjet e afro 10 000 shikuesve në Arena Sofia, si dhe superlativat e yllit të madh në tribuna - Conor McGregor. Legjenda irlandeze në MMA i shpërbleu të dy boksierët me një bonus prej 12 000 euro secili.
Zëvendësministri i Rinisë dhe Sportit, docent Stojan Andonov, hapi Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për Vajza në Sofje. Më shumë se 370 gjimnaste nga mbi 70 shtete po garojnë deri më 22 qershor për vendet e para në sallën “Arena” në..
Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fillimin e një eventi sportiv të shumëpritur - Kampionati i tretë Botëror i Gjimnastikës Ritmike për Vajza, i cili do të mbahet nga 18 deri më 22 qershor në Arena Sofia. Programi i eventit është publikuar në faqen e..
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik Evropian do të punojnë dhe do të kontaktojnë vetëm me udhëheqjen e re të Komitetit Olimpik Bullgar, të zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme më 19 mars. Kjo u komentua për mediat nga Vesella Leçeva, e..
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i..